E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vetëvendosje: Qeveria po përdor policinë

Qeveria ne Prishtine po përdor politikisht Policinë e Kosovës për të ushtruar dhunë ndaj opozitës. Deklarata është bërë nga deputeti i vetëvendosjes Rexhep Selimi përmes nje konference per mediat. Selimi tha se kontrollet e kryera ndaj deputeteve dhe zyrtarëve të opozitës, si dhe arrestimet e paligjshme të tyre tregojnë se uniformat blu po përdoren nga koalicioni ne pushtet, Thaçi-Mustafa. Selimi i referohet ndalimeve te deputeteve pas përdorimit te gazit lotsjellës ne Kuvend,  por dhe arrestimeve te protestuese qe kane marre pjese ne tubimet e opozitës, e cila kërkon largimin e qeverise ne Prishtine.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë