“Vetëvendosje” do të presë me protesta presidentin serb Aleksander Vucic si dhe presidentin serb te Bosnjes, Milorad Dodik, gjatë vizites së tyre në Tiranë më 8 dhe 9 maj.

Tubimi do të bëhet ne bulevard, me argumentin se dy presidentet kanë patur qëndrime anti shqiptare.

 

“Vucic dhe Dodik janë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale. Ata s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste. S’mund t’ju hapet dera e shtëpisë hasmit. S’jemi ne që i kemi shpallur armiq, janë ata që mohojnë të drejtat tona. Prandaj edhe të mërkurën do të mblidhemi këtu në orën 18:00 dhe ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen. Tubimi do do vazhdojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas tek Korpusi e tek rruga përballë hotel Sheratonit ku edhe do mbahet takimi që do marrin pjesë këta persona. Vuçiç dhe Dodik janë persona non grata në Shqipëri”,- u shprehën anëtarët e Vetëvendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *