Subscribe

Vetëm pak pasi Presidenti Thaci I dergoi Vetevendosjes zyrtarisht letren për mandatarin e formimit të qeverisë, ka ardhur edhe reagimi I forcës politike që doli e para në zgjedhjet e tetorit 2019.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.Vendimi i “VV” I është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohe Presidenti Thaçi pasi ka marrë këtë propozim e ka ftuar Kurtin në Presidencë  këtë të hënë në orën 12:00

 

 “Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

 

Albin Kurti ende nuk ka arritur një marrëveshje për koalicionin qeverises me partite e dytë më të madhe të dala nga zgjedhjet e fundit, LDK.

Kurti dhe Isa Mustafa kanë pasur mosmarrëveshje mbi ndarjene posteve ministrore, por jo vetëm, edhe kreun e kuvendit dhe postin e Presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *