E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vetëvendosje përmbys kamionin serb

Paralelisht me bllokimin e kuvendit me gaz lotsjellës, aktivistë të opozitës vijojnë aksionet e tyre, duke mos lejuar futjen e prodhimeve serbe në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, Vetëvendosje njofton se mbështetësit e saj kanë përmbysur një tjetër kamion me produkte te Serbise. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Në këtë postim, Vetëvendosje, duke ju referuar qëndrimit të Beogradit për mosnjohjen e Kosoves thekson se “Për të patur reciprocitet tregtar është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik”. Në deklarate thuhet se aktivistët janë kujdesur të mos lëndojnë drejtuesin e mjetit. Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron se aksione të tilla, do të vijojnë derisa qeveria serbe të ndryshojë qëndrim për statusin e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë