E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Video · Rajoni

Vetëvendosje: Kushtëzoni dialogun me Serbinë me lirimin e Haradinaj

Qeveria e Kosovës duhet të ndërpresë dialogun me Serbinë deri në lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

 

Duke folur në parlament, Haradinaj tha se Prishtina është dorëzuar në këtë dialog pa kushte.

 

“Qeveria jonë është e nënshtruar dhe vazhdon dialogun me Serbinë pa kurrfarë kushti. Kemi pas politikë të qyqarllëkut dhe nënshtrimit të kësaj Qeverie ndaj Serbisë. Nëse dëshiron të tregojë që ka Qeveri ky vend më e pakta do të ishte që të kushtëzohet dialogu dhe të pezullohet deri në lirimin e e Haradinajt.  Ne e mbështesim rezolutën e AAK-së dhe qeveria si masë e presionit të kushtëzojë dialogun deri në lirimin e Haradinajt”, tha Konjufca.

Më shumë video

Reklamë