Subscribe

Kosova mbajti një ditë më parë raundin e dytë të zgjedhjeve për krerët komunalë.

 

Gara më e ashpër u zhvillua në 6 qendrat e mëdha, Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

 

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prishtina vazhdon të udhëhiqet nga Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kryeson me 300 vota më shumë se kundërshtari i tij i LDK-së Arban Abrashi. Por, sipas KQZ, janë edhe rreth 1500 vota me kusht, të personave me aftësi të veçanta, të burgosurve etj, për t’u numëruar, të cilat do të përcaktojnë fitoren.

 

Në Prizren pas shumë vitesh qeverisje nga PDK, prin me 300 vota kandidati Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Ndërkohë LDK do të vazhdojë të drejtojë Komunën e Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërsa është në garë të ngushtë në komunën e Dragashit me PDK-në.

 

AAK siguroi fitoren në komunën e Gjakovës, që deri më tani ishte në drejtimin e Mimoza Kusari Lillës, si dhe në komunën e Suharekës që drejtohej nga LDK.

 

Nisma për Kosovën, arriti të ruajë pushtetin në komunën e Malishevës, ndërsa 10 komunat me shumicë serbe do të drejtohen nga Lista Serbe e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

 

Në zgjedhjet për krerët komunalë, partia e cila mori siguroi fitoren më të madhe është AAK-ja e udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

 

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale morën pjesë 40%  e votuesve me të drejtë vote, ndërsa procesi u zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente serioze. KQZ pritet të publikojë rezultatin përfundimtar në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *