Subscribe

Rezistenca në bllok e opozitës dhe përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e Vetëvendosjes kanë detyruar kryesine e kuvendit te Kosovës te shtyje shqyrtimin e marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi me 1 shtator. Vendimi pasoi hedhjen per te dyte here të gazit gjate kësaj mbledhje nga kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Ky i fundit është arrestuar nga policia. Deputete te Vetëvendosjes e cilësuan paktin nje akt terrorist, ndërsa vlerësuan se këmbëngulja e deputeteve te saj sollën shtyrjen e kësaj marrëveshje. Me herët edhe AAK e Nisma në një qëndrim të tyre për mediat, kanë thënë se deputetët e tyre do të votonin kundër marrëveshjes. Ata thanë se janë në një linjë me Vetëvendosjen, por nuk i bashkohen aksionit të tyre. Marrëveshja per kufirin është nje nga kushtet e Brukselit zyrtar per liberalizimin e vizave me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *