Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar delegacionin shtetëror në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Sipas kësaj partie, ky ekip po mbështetet në rezolutën që është miratuar në Kuvend e në të cilin nuk figuron fjala reciprocitet.

 

Deputeti Liburn Aliu, është shprehur se pa reciprocitet ekipi për bisedime vetëm sa do t’i thellojnë edhe më tepër kompromiset ndaj Serbisë. Gjithashtu në fjalën e tij ai ka theksuar se  këtë e dëshmon procesi i deritanishëm që nuk solli asgjë tjetër përveç dëme Kosovës.

 

Aliu ka folur edhe për mos përfshirjen e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës në delegacionin shtetëror.

 

“Si është e mundur që në të ashtuquajturin delegacion shtetëror të Kosovës të kemi aq shumë përfaqësues partish që nuk e kalojnë as pragun zgjedhor, mirëpo aty nuk janë përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pse në delegacion të mos jetë kryetari i Preshevës, kryetari i Bujanocit, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, deputetët shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe asamblistët shqiptarë në Medvegjë. Të gjithë këta pjesëtarë të këtij të ashtuquajturit delegacion shtetëror para se të bëheshin pjesë e këtij delegacioni pjesë e fjalimeve të tyre e kishin gjithmonë çështjen e të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes”.

 

Ndërkohë që Aliu ka folur edhe për letrën e dërguar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës përfaqësueses së lartë të BE-së, delegacionit shtetëror dhe presidentit Hashim Thaçi, me kërkesë për përfshirjen e çështjes së tyre në dialogun Kosovë-Serbi, ku theksoi se në atë letër mungon esencialja, reciprociteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *