Subscribe

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Kosove. Ndonëse rezultati nuk është ende zyrtar, partia e Albin Kurtit ka dalë forcë e parë duke ruajtur një trend mbi 5 mijë vota para partise së dytë më të votuar LDK. Mbështetesit e Vetëvendosje nisur nga trendi pozitiv në cdo zonë dolën në shesh në Prishtinë që në orën 22:00 per të festuar fitoren. Vetevendosje kaloi shifren 26% të votave të fituara ndërsa LDK qendroi rreth 25%. I pari qe pranoi humbjen ishte kreu i PDK, Kadri Veseli, partia e të cilit doli force e trete me jo më shume se 21%. Veseli shtoi se PDK do japë kontribut ne opozitë për të forcuar Kosovën. Ndërsa një dështim edhe më i madh rezultoi AAK, i Haradinajt që nuk mori më shumë se 11-12% te votave. Fitoren e Vetëvendosje e uroi edhe kryebashkiaku i Prishtines  Shpend Ahmeti i cili garoi në zgjedhje në emët te PSD. Interesant fakti se Vetëvendosje mori fitore në Gjilan qe ishte bastion i LDK ndërsa në Mitrovice doli force e dyte shume afer me PDKqë ishte e para. Pavarësisht fitores Vetëvendosje duhet te negocioje me LDK me të cilen pati një marrëveshje parazgjedhore për të bërë 61 vota në Kuvend e kështu edhe Qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *