Subscribe

Tre muaj nga braktisja e seancave plenare, njëra prej tre partive opozitare, lëvizja “Vetëvendosje” është rikthyer ne parlamentin e Kosovës. Gazi lotsjellës i hedhur nga deputetet e kësaj force, qe kishte bllokuar punën e kuvendit, mungoi kësaj here. Nisur nga fakti se dy marrëveshjet e kundërshtuara fort nga opozita, ajo per bashkësinë e komunave serbe dhe e paktit te kufirit me Malin e Zi nuk ishin ne rendin e ditës, tonet ishin disi me te qeta. Megjithatë, kreu i lëvizjes, Visar Ymeri,nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Mustafa dhe kreut te kuvendit, Veseli për kapjen e shtetit.

“Vendi që duhet të ishte Republikë e qytetarëve u shndërrua në plaçkë të qytetarëve. Kemi parë lirime të pronave të uzurpuara e që ështe vjedhje e popullit të Kosovës. Çlirimi i pronave te uzurpuara është i domosdoshëm por krimi luftohet nga koka e jo nga bishti e krimin e kemi në krye të Kuvendit”.

Ndersa ratifikimi i marrëveshjes per kufirin me Malin e Zi është kusht i BE per liberalizimin e vizave per Kosovën, Vetëvendosje paralajmëron se nuk do ta lejoje qe kjo te ndodhe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *