E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 00:05 Në vijim ora 00:05: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vetëvaret tek kasollja e bagëtive 55-vjeçari

Ngjarje e rëndë këtë të hënë në fshatin Lumas të Kuçovës.

Një 55-vjeçar ka vendosur ti japë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur paradite ,ndërkohë që trupi i burrit të vetëvarur është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite. Pasi ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar, kishte vënë re mungesën e bashkëshortit. Duke e kërkuar gruaja e ka gjetur pa jetë në kasollen e bagëtive dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Trupi i pajetë i 55-vjeçarit Seit Qevani është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur. Burime nga Komisariati i Policisë Kuçovë bëjnë me dije se55-vjeçari mendohet se e ka kryer aktin e në kushte të rënduara psikologjike pasi ai vuante prej kohësh nga depresioni .

Vazhdo të lexosh

Reklamë