E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Kronikë

Vetëvaret në kasollen e bagëtive 51-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve

Një 51-vjeçare nga fshati ”Skrevan”  Bashkia e Urës-Vajgurore është vetëvarur ne kasollen e bagëtive, pas banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin “Skrevan” në Urë Vajgurore, ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e varur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.

Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në morgun e spitalit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni, për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit. 51-vjeçarja, Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin “Skrevan” dhe ishte nënë e 3 fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë