Thuajse tre muaj më parë, të gjithë ngelëm pa fjalë ndërsa lexuam në profilin në Instagram të Robert Berishës “Nora, të kam borxh gjithë jetën, por rrugët tona ndahen këtu.” Nuk na e kishte kurrë mendja që një nga çiftet më jetëgjata të showbiz-it do i jepte fund lidhjes 13 vjeçare me anë të një postimi në Instagram, por ja që ndodhi. Kaq mjaftoi që shtypi rozë t’i futej punës për të zbuluar se ç’i shtyu dy artistët të ndërmerrnin këtë hap. Menjëherë në rrjete sociale nisën të qarkullonin edhe aludimet e para për një person të tretë, por gjithçka mbeti thjesht në kuadrin e thashethemeve.

Megjithatë edhe pse të ndarë, Roberti dhe Nora vazhduan të jepnin deklaratat kontraversiale për njëri-tjetrin, si dhe u panë bashkë në aeroportin e Shkupit. Në një intervistë të fundit, Roberti ka folur sërish për këtë temë. I pyetur rreth në një deklaratë të para disa kohëve se ”Veç vdekja e ndante me Norën”, ai tha:” Është e vërtetë, vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renée-së dhe gjithmonë do të jemi bashkë dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë derisa të plaket. Do të jepja një veshkë për Norën, një veshkë për Renée.”

Po një martesë e dytë? Edhe me këtë përgjigje, Roberti i habiti të gjithë. “S’mund të martohem dy herë, jam një herë i martuar” – tha ai duke konfirmuar se nga Nora nuk është ndarë ende zyrtarisht. /LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *