Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.
Drejtuesja politke e qarkut Fier, Belinda Balluku, tha se PS po kërkon një mandat të katërt në mënyrë që të përmbushin premtimin e dhënë në vitin 2013, për të çuar Shqipërinë në BE.
Belinda Balluku: Mirëseerdhët në ditën e festës së PS-së. Nuk ka më bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë. Kjo energji shkon në themelet e Shqipërisë për t’i forcuar ato dhe për ta çuar këtë vend përpara si vetëm Edi Rama di, po kërkojmë një mandat të katërt. Mandati i katërt duket shumë për ata që hedhin baltë mbi ne, por ky është mandati i shqiptarëve dhe do të përmbushë një marrëveshje që Edi Rama ka nënshkruar me shqiptarët në vitin 2013, për ta çuar Shqipërinë në Evropë./vizionplus.tv





