E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë”, Kryeministrja e Letonisë: Sanksionet mund ta ndalin Rusinë

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa  u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian.

Teksa foli për mediet, Siliņa paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit.

Reklamë

 “Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Nëse nuk ndryshon, do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme, sepse vetëm kjo e ndal Rusinë. Është e rëndësishme të bëhet ky armëpushim i plotë 30 ditor. Në të kundërt, kemi 17 paketa të tjera sanksionesh për të cilat është rënë dakord. Në këtë samit do të flasim edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik. Do ta përdorim këtë takim si një platformë të mire”, u shpreh kryeministrja e Letonisë.

/vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë