E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vetëm një viktimë në orët e fundit në Shqipëri

Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi brenda 24 orëve në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se këtë të hënë ka humbur jetën vetëm një pacient.

Bëhet fjalë për një 55-vjeçare nga Vlora, por nuk ka informacion shtesë nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera. Në këtë mënyrë, numri total i viktimave në vendin tonë që nga nisja e epidemisë shkon në 200.

Reklamë

Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 125 raste të reja. Gjithsej, Shqipëria numëron 6.536 të infektuar.

“Sa i përket 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.”

Në dy spitalet COVID po trajtohen 122 pacientë, nga të cilët 19 janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë