Një numër fare i paktë qytetarësh ju përgjigj thirrjes për të protestuar për drejtësi për Klodian Rashën në Vlorë. Vetëm katër persona dolën para Policisë së Vlorës këtë pasdite për të ngritur zërin. Me parrulla dhe flamurin kuqezi në duar, ata thanë se është për të ardhur keq që qytetarët e tjerë nuk bashkohen dhe nuk reagojnë për këtë ngjarje.

 

“Është për të ardhur keq që qyteti jonë hesht për një kauzë kaq të madhe”; “Do ta ushtrojmë të drejtën e protestës edhe nëse askush nuk na bashkohet”; “Kërkojmë të ndihemi të mbrojtur dhe jo të vritemi nga policia, duam largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ai është përgjegjës për dhunën policore”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

 

Në orën 18.00 të kësaj të diele pritet të mbahet protesta e pestë në Tiranë për Klodian Rashën, ku kërkohet shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *