Pas një shkëputje prej një dekade, ikona e kinematografisë italiane, Sophia Loren do të luajë në një film artistik. Tashmë 86 vjec, ajo do të luajë një rol kryesor në një film Italian që titullohet The Life Ahead dhe do të transmetohet në NETFLIX.

Filmi drejtohet nga djali i saj. Sophia do të ketë rolin e një grua hebreje, të mbijetuar të Holokaustit me emrin Madame Rosa, e cila ndihmon në rritjen e fëmijëve të prostitutave.

Duke folur për entuziazmin e saj në lidhje me projektin, ajo tha për Deadline: “Kur djali im më propozoi rolin, ishte një ëndërr e vërtetë”. Unë kapa menjëherë shansin. Më pëlqente ta portretizoja zonjën Rosa. Ajo është e ashpër, është e brishtë, është një e mbijetuar. Në shumë mënyra ajo më kujton nënën time”.

Korrikun e kaluar, Sophia u pa duke filmuar filmin në Bari, Itali, ku u shfaq në një karrocë që shtyhej nga një fëmijë. Filmi i saj i fundit ishte filmi televiziv i vitit, 2010 My House Is Full of Mirrors. Sophia konsiderohet si një nga thesaret kombëtare të Italisë./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *