1.Vlerësojeni njëri-tjetrin

Çdo person ka kualitete të mira dhe të këqija, transmeton Telegrafi.

Prandaj, provoni t’i pranoni gjërat që nuk ju pëlqejnë te partneri juaj.

Admirimi dhe vlerësimi i përbashkët nxitë ndjenja të mira.

2.Hiqni emocionet negative

Mos flisni për gjëra që nxitin fjalosje mes juve.

Provoni t’i harroni emocionet negative, argumentet dhe kujtimet e këqija të kaluarës, pasi që e dëmtojnë lidhjen.

Nëse vazhdoni të mendoni për të kaluarën, asnjëherë nuk do të kënaqeni në të tashmen.

3.Bëhuni miq të ngushtë

Hapi i parë për të pasur një lidhje të mahnitshme, është të ndani sekrete me partnerin, njëjtë sikurse bëni me shokun/shoqen e ngushtë.

Gjithmonë ndani brengat me njëri-tjetrin, dhe do të mahniteni se sa do të forcohet lidhja juaj.

4.Komunikoni

Shumica e njerëzve e shfrytëzojnë ndihmën e celularëve dhe rrjeteve sociale për të komunikuar me partnerin, në vend se të ulen në tavolinë dhe të flasin në katër sy rreth problemeve të ndryshme.

Gjithmonë dilni dhe flisni drejtpërdrejt, pasi që kjo do t’ju ndihmoj t’i ndani emocionet në mënyrë më të mirë.

5.Kërkoni falje kur e keni gabim

Kurdo që ndjeni se diçka nuk është në rregull shkaku juaj, mos humbni kohë por kërkoni falje.

Kjo do t’ju bëj që partneri të të respektoj dhe të të admiroj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *