E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vetëm 25 ditë paqe/ Izraeli nis sulmet ajrore ndaj Hamasit

Izraeli ka filluar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, pasi grupet palestineze dërguan balona me flakë në Izraelin jugor.

 

Reklamë

Ushtria izraelite tha se avionët e saj sulmuan në Gaza dhe në qytetin jugor Khan Younis, duke paralajmëruar se është “gati për të gjitha skenarët, duke përfshirë edhe rinisjen e luftës, përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

 

Një zëdhënës i Hamasit, duke konfirmuar sulmet izraelite, tha se palestinezët do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre. Akoma nuk është e qartë nëse nga sulmi i Izraelit ka viktima.

 

Kundërpërgjigja e Izraelit erdhi në orët e para të së mërkurës, një muaj pas bombardimeve 11-ditore që u regjistruan në maj. Mes Izraelit dhe Palestinës ishte vendosur armëpushimi prej 25 ditësh.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë