Vendi
Vetëhelmohet ne paraburgim 18-vjeçari Albi Luka

Një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës ne paraburgimin e Lezhës mesditën e së shtunës. Viktima është identifikuar si Albi Luka, banues në Fushë Krujë. Sipas policisë, dyshohet se i riu është vetëhelmuar me gaz, brenda ambienteve të qelisë.
Edhe pse u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ai nuk mundi te mbijetoje. Bluzat e bardha thanë se 18-vjeçari mbërriti ne spital pa shenja jete. Viktima ishte arrestuar një muaj më parë dhe mbahej në paraburgim. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë të riun drejt vetëflijimit.
Reklamë
Vazhdo të lexosh
Reklamë




