Një 59-vjeçar nga Tirana është vënë nën hetim dhe i biri është shpallur në kërkim për kontrabandë të rrobave nga Turqia.

Virjon Alimeri bashkë me djalin e tij 29 vjeçar magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte të tjerë në rrugën “5 Maji”, veshje  të future ilegalisht, të cilave më pas iu vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve policia sekuestroi në cilësinë rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Burimet bënë të ditur se veshjet me logot false shiteshin jo vetëm në treg, por edhe në dyqane të zona të ndryshme të Tiranës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *