Tel Aviv mbrëmjen e së dielës ka mirëpritur në një ceremoni gjigande 41 këngëtarët, të cilët do të përfaqësojnë vendet e tyre në “Eurovision”.

 

Këtë vit artistët dhe delegacionet e tyre ndryshe nga vitet e tjera kanë kaluar në një tapet portokalli. Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”, ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj, e cila mbarte një kuptim shumë të veçantë.

 

Këngëtarja shqiptare kishte veshur një fustan ngjyrë blu, i cili në një pjesë kishte të gjitha ngjyrat e ylberit.

 

“Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë “Eurovision” dhe jetën, sepse jeta është si ylber”.

 

Gjithashtu në fjalën e saj Jonida ka shtuar se ndihet e lumtur dhe krenare qe do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të “Eurovision”.

 

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të ngjitet në skenën e festivalit europian në gjysmëfinalen e dytë në 16 maj dhe pjesa më e madhe e sondazheve tregojnë se ka shumë mundësi që ajo të kalojë në finale.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *