Kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se Kosova do të bëhet me ushtri gjatë këtij viti, konkretisht në mes të muajit dhjetor.

 

Ndërkohë në lidhje me një datë fikse për këtë gjë, Veseli ka thënse se të hënën do të thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Këto deklarata kreu i Kuvendit i ka bërë në një aktivitet në Skënderaj, ku kishte shkuar në përurimin e stadiumit ndihmës të qytetit.

 

“Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi Ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Të hënën do ta kemi mbledhjen e Kryesisë dhe do ta përcaktojmë datën. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën  për liri, për paqe dhe të ardhme”.

 

Gjithashtu kryeparlamentari Veseli, është shprehur se është në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Kryeministrin. Ai ka pohuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do ta transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës për qëllime paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *