E enjte, 5 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Veseli: Ushtria e Kosovës partnere e SHBA dhe forcë e paqes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në SHBA është takuar këtë të mërkurë në Pentagon Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper.

 

Veseli pas takimit në një status në Facebook, shkruan se, institucioni kryesor i ushtrisë amerikane, deklaroi se Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e SHBA-së dhe faktor paqeje në rajon.

 

“Në Pentagon, një takim tejet përmbajtësor me Zëvendësndihmës Sekretaren e Mbrojtjes, Laura Cooper. Ushtria e Kosovës do të jetë partnere e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtri që do të forcojë paqen në Ballkan”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë