Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se deri në fund të vitit Ushtria e Kosovës do të jetë plotësisht e formuar.

 

Në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, Veseli theksoi se në bazë të të gjitha analizave që janë bërë me miqtë nga NATO, sa i përket strategjisë së sigurisë, do të jenë pesë mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë rezervë.

 

“…Deri në fund të vitit, Ushtria e Kosovës do të jetë plotësisht e formuar. Qëllimi i ushtrisë do të jetë lufta kundër terrorizmit dhe kërcënimi global jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendet tjera të rajonit, përfshirë edhe Serbinë. Atë që Vuçiqi e kundërshton dhe i fton serbët që mos të përfshihen në Ushtrinë e Kosovës, nuk është njerëzore dhe as korrekte. Ne jemi shtet i pavarur dhe serbët që jetojnë në Kosovë janë qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës”.

 

Ndërkohë thirrjen e presidentit të Serbisë drejtuar serbëve, për “Vecernji list” e ka komentuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke e akuzuar presidentin e serbisë, Aleksander Vuçiç se po i manipulon serbët e Kosovës.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se Kosova është një vend që dëshiron paqe dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, e jo luftë. Sipas tij, transformimi nuk do të thotë që Kosova dëshiron luftë ose do të zhvillojë politikë agresive, siç thekson Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *