E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Veseli: Të bëhemi bashkë për dialogun me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është shprehur se është e rëndësishme që për dialogun me Serbinë është e rëndësishme që të bëhen bashkë pozita dhe opozita.

 

 Gjatë vizitës së tij në Kaçanik, Veseli tha se në këto bisedime as që vjen në shprehje që të diskutohet për territorin e Kosovës.  NDër të tjera në fjalën e tij kryeparlamentari i Kosovës ka thënë se shqiptarët nuk do të bëjnë kurrë gabime me serbët ashtu siç ata janë sjellë të kaluarën me shqiptarët.

 

“Unë besoj se do të bëhemi bashkërisht, pozitë dhe opozitë, me i lënë inatet mes vete dhe të orientohem drejtpërdrejt me e përfunduar çështjen me Serbinë. Përfundimtare Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka më as dilemë. Ne po flasim vetëm për raportet Kosovë – Serbi drejt Bashkimit Evropian. Por në çështjen e të ardhmes së Kosovës ne as nuk do të hapim diskutim rreth asaj çështje, për faktin se territori dhe institucionet janë një dhe të pandashme dhe të qytetarëve të Kosovës të cilët janë shqiptarë shumica prej 92- 3 për qind”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë