Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli , në një takim me kreun e PD-së Lulzim Bashka ka është shprehur sërish kundër ndryshimit të kufijve.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij Veseli, theksoi se Kosova nuk ka çfarë të jap e as nuk do merr tokë nga askush. Premtoi angazhim institucional për shqiptarëve gjithandej.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Basha i ka dhënë mbështetje në idenë e unitetit nacional dhe foli për dialogun Kosovë-Serbi. Kryetari i PD-së e vlerësoi të rrezikshme idenë e ndryshimit të kufijve. Ndër të tjera Basha tha se duhet bashkimi i gjithë liderëve të Kosovës, madje edhe e të gjithë liderëve shqiptarëve anekënd.

 

Ndërsa kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar sikur gjatë gjithë ditës, se duhet konsensus nacional. Kreu i Kuvendit tha se duhet një grup uniteti, me vetëm një qëllim; Kosova pjesë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së. Ai tha se kanë përkrahjen e gjithë miqve në Shqipëri, derisa tha se partitë shqiptare janë përkrahëset më të mëdha të pavarësisë së Kosovës.

 

Sipas Veselit e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës është në BE dhe qetësia në Ballkan. Sipas tij, po punohet për stabilitetin e Ballkanit dhe nuk kanë pretendime regjionale askund. Ai rikujtoi se në Luginë nuk arrijnë as abetaret shqipe e le më shumë. Për këtë Veseli tha se do të angazhohet për të drejtat e tyre./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *