Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur se se shpreson që pas tërheqjes së Bundesëherit gjerman nga Kampi më i madh i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga firmat gjermane.

 

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve gjermane, DPA tha  “Caku im është që sa më shumë firma gjermane të vijnë në Kosovë dhe sa më pak kosovarë ta lëshojnë vendin. Për neve është e rëndësishme që të hapen vende pune në mënyrë që njerëzit tanë të qëndrojnë në vend”.

 

Kampi i deritashëm i Bundesëehrit është mbyllur pas 20 vitesh dhe në vend të tij po hapet Parku i Inovacionit dhe Mësimit Profesional. Gjermania është duke e përkrahur këtë projekt. Veseli ka qëndruar të enjten në Berlin ku mes tjerash është takuar edhe me Presidentin e Bundestagur Ëolfgang Schäuble (CDU).

 

“Kosova është një vend i vogël por strategjikisht e pozicionuar mirë: vetëm dy orë larg Adriatikut dhe vetëm dy orë gjysmë larg Portit të Selanikut në Greqi. Kosova synon “që në Ballkan të jetë vendi më atraktiv për investitorët. Ekziston programi që investitorëve të huaj t’u jepet në dispozicion toka për shfrytëzim, pa asnjë ngarkesë financiare”.

 

Ai ka paralajmëruar pokështu heqjen e pengesave burokratike dhe lehtësimet tatimore. Veseli ka kundërshtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve me fjalët “shkëmbimi i territoreve nuk është opsion“.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *