Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur se SHBA nuk kanë pasur kërkesë për heqjen e taksës 100 përqind ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.

 

Në një deklaratë për mediat Veseli ka thënë se nga ShBA-të ka një kërkesë që t’i jepet perspektivë dhe fuqi Kosovës në procesin e dialogut dhe jo kërkesë për largim të taksës.Madje, i pari i Kuvendit ka thënë se taksa 100 përqind i ka bërë mirë Serbisë.

 

Këto komente Veseli i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë, ku është vendosur që të mbahen seanca më 30 dhe 31 janar. Në seancën e dytë në rend të ditës do të jetë votimi për buxhetin si dhe ligji për pagat.

 

Derisa ka folur për taksën, Veseli ka thënë se Serbia duhet të dijë se Kosova është shtet sovran dhe i ka porositur që të mos i maltretojë qytetarët e Kosovës, ku ka përmendur orët e gjata që mërgimtarët kanë pritur në kufi për të hyrë dhe dal nga Kosova.

 

Ndërkohë Veseli sërish u ka bërë thirrje partive opozitare që t’i bashkëngjiten obligimeve institucionale, e nëse nuk do të bashkëngjiten, ai është shprehur se sovrani do të vendosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *