Subscribe

 

Deputetët që votuan pro rrëzimit të qeverise tashmë presin zgjedhjet e reja. Kryetari i PDK, njëherazi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli përcolli një videomesazh, ku sqaroi arsyet e prishjes së koalicionit, por tha se një fillim i ri është i nevojshëm për Kosovën për të hapur kapituj të rinj.

 

Kadri Veseli: Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në udhëheqjen e Isa Mustafës dhe kjo është arsyeja pse vendi po shkon në zgjedhje të reja. Kjo qeveri e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk e ka cuar vendin tonë në ritmin e duhur. Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vëndeve të punës ka ngecur.

 

Për kreun  e AAK, rrëzimi i qeverisë është një lajm i mirë për vendin dhe zgjedhjet e reja duhet te jenë të lira.

 

Ramush Haradinaj: Sot konstatojmë se koalicioni qeverisës ashtu siç ka filluar edhe përfundoi. Me turpin e vet të mashtrimit. Zgjedhjet duhet të jenë të lira e fer. Kërkojmë ndihmën e Amerikës që zgjedhjet vërtet të jenë të lira.

 

Por, rezultati i votimit të mocionit nuk u prit mirë nga kreu i grupit te LDK. Ne një deklaratë LDK theksoi se veprimi në kuvend e la pa maskë Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët e tij në PDK, të inkriminuar dhe me probleme të thella me ligjin, qe u bashkuan për t’i dhënë fund Qeverisë që e çliroi shtetin nga kapja, që i këputi fijet e krimit dhe të korrupsionit.

 

Ndërkaq, Ambasada Amerikane ne Prishtinë theksoi në një deklaratë se kuvendi e tha fjalën e vet dhe se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik. Edhe BE ka reaguar përmes zëdhënëses së shefes se politikes se jashtme, Federica Mogherini. Maja Koçijançiç theksoi se është e rëndësishme qe puna për zhvillimin ekonomik, dialogun dhe liberalizimin e vizave, të vazhdojë. Të njëjtin qëndrim kishte edhe komisioneri per zgjerimin Hahn, i cili shprehu keqardhjen për rrëzimin e qeverise.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *