Kosova
Veseli njofton komandantin e KFOR: Në dhjetor formojmë ushtrinë

Kosova do të formojë ushtrinë e saj në muajin dhjetor.
Kryeparlametari Kadri Veseli e pohoi një fakt të tillë gjatë takimit që zhvilloi me komandatin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario.
Reklamë
Sipas mediave kosovare, kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar komandantin e ri të KFOR-it për hapat përfundimtarë që do të ndërmerren nga Kuvendi gjatë muajit dhjetor për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.
Veseli tha gjithashtu para komandantit të KFOR se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një forcë e përgatitur mirë, multietnike dhe aleate e denjë e NATO-s për të ofruar paqe në të gjithë rajonin dhe më gjerë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




