Subscribe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dërguar per miratim ne seancën e ardhshme plenare te ditës se enjte nje projekt-deklarate te propozuar nga ai vete per liberalizimin e vizave. Ne mbledhjen e kësaj te hëne te kryesisë se Kuvendit, Veseli deklaroi se po e depoziton deklaratën per ta përfshire ne rendin e ditës te seancës se radhës me shpresën qe dokumenti do te marre dakordesine e opozitës. Por vete deputete te forcave opozitare kane deklaruar per mediat ne Prishtine se nuk do ta mbështesin deklaratën, nese ne tekstin e saj nuk përfshihet edhe rikthimi i çështjes se demarkacionit ne piken zero. Ndërsa kryeministri Mustafa është shprehur edhe njëherë se Kosova nuk humbet toke nga marrëveshja e kufirit me Malin e Zi. Nje dite me pare edhe presidenti Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin e tij per kushtëzimin qe i është bere lëvizjes se lire per shtetasit e Kosovës me marrëveshjen e demarkacionit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *