Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas miratimit të Statusit të “Trepçës”, nga Kuvendi, ka nënshkruar vendimin.
Kryeparlamentari Veseli, rikonfirmon pronësinë 100 për qind të Kosovës në kombinatin më të madh metalurgjik në Kosovë, “Trepça”, e cila tani e tutje do të jetë Shoqëri Aksionare me aksione 100 për qind të Republikës së Kosovës.
“’Trepça’, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. “Trepça” është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”.
Ndërkohë një ditë më parë është diskutuar për idenë e Serbisë se për “Trepçën” mund të diskutohet në dialogun final Kosovë-Serbi por reagimi ndaj kësaj teme ka qenë i ashpër nga kryeparlamentari Kadri Veseli.