Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli këtë të martë do të intervistohet në Hage nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Kreu i PDK-së para nisjes për në Hagë është shprehur se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

 

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së. Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë. Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare.”

 

Gjithashtu Veseli ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *