E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Veseli në Hagë/ Haradinaj: Do ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata e Hagës i ka bërë kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për të dëshmuar në lidhje me krimet e luftës.

 

Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehet i sigurt se Veseli do të mbrojë pastërtinë e luftës për liri si çdo luftëtar tjetër.

 

“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë. RH”

Vazhdo të lexosh

Reklamë