Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, këtë të hënë ka udhëtuar në drejtim të Brukselit për tu takuar me autoritetet e shtetit të Belgjikës.

 

Në këtë vizitë pritet që ai të takohet me homologen e tij, kryetaren e Senatit të Belgjikës, Christine Defraigne, gjithashtu ai do të zhvilloje takime me eurodeputetë të Parlamentit Evropian, me të cilët do të diskutojë për proceset integruese të Kosovës, me theks të veçant për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takim edhe nga Grupin Ndër-parlamentar i Miqësisë Belgjikë- Kosovë, ndërsa do të ketë takime të ndara edhe me Dirk Van der Maelen, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe me Siegrfied Bracke, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Belg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *