Ngrirja e marrëdhënieve me qeverinë e Listës Serbe, e cila ka dërguar ne Gjykatën Kushtetuese edhe dy ligje te miratuara nga kuvendi i Kosovës, ka vene ne lëvizje kryetarin e parlamentit Kadri Veseli. Ai ndodhej ne komunën me shumice serbe ne veri te Kosovës, Leposavic, ku zhvilloi nje takim me nënkryetaren e saj, Mihret Salkovic. I pyetur per rikthimin e mundshëm te ministrave te Listës Serbe ne qeveri, Veseli u shpreh optimist. “Zyrtarisht ende nuk janë kthyer, por kemi kontakte. E kane nje qëndrim politik, por besoj qe shpejt do te përmirësohet situata dhe do te kthehen”, tha Veseli. Gjate bisedimeve me Salkovic, Veseli diskutoi edhe per infrastrukturën dhe mundësinë e investimeve ne komune.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *