E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Veseli kritikon marrëveshjen Kosovë-Serbi: S’mund të flasim për territore që janë tonat

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhe me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ai tha për mediat se është keqardhje që delegacioni i Kosovës në Uashington,

Reklamë

kaloi nga bisedimet shtetërore për finalizimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve, në bisedime teknike.

 


KADRI VESELI


KRYETAR I PDK


“Kosova nuk duhet të lejojë që të kthehet prapa. Çdo bisedim duhet të ketë konceptin e një marrëveshjeje e cila është finale, ku nuk cenohet sovraniteti, Kushtetuta dhe integriteti i Republikës së Kosovës. Është për keqardhje delegacioni i Kosovës në Uashington si ka kaluar nga bisedimet shtetërore me Serbinë, në bisedime teknike. Nga bisedimet mes shteteve për finalizim, përkatësisht ulëse në OKB, në bisedime për copëza territore të cilat janë në menaxhimin e Republikës së Kosovës, edhe si resurse kombëtare ekonomike”.

 

 

Në reagimin zyrtar të PDK-së në opozitë, partia e Kadri Veselit deklaroi se delegacioni i Kosovës humbi shansin për marrëveshje finale që siguron njohjen e ndërsjellë dhe antarësimin në OKB.

Vazhdo të lexosh

Reklamë