Subscribe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se Kosova nuk do konflikt, do paqe, do të ardhme, por do edhe drejtësi dhe siç tha ai, kjo drejtësi duhet dhe do të ndodhë.

 

Gjatë vizitës së tij në vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë.

 

Kryeparlamentari Veseli ka parë nga afër rrobat e fëmijëve të vegjël të vrarë, rrobat e vajzave të masakruara dhe rrobat e të moshuarve deri në 106 vjeç të cilët janë vrarë e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

 

 “Më askush nuk guxon të na e bëjë atë që na e ka bërë. Dhe drejtësia do të ndodhë. Në Jerusalem, në Muzeun e Yad Vashemit, është një pirg i madh me flokë të viktimave. Nëse shkoni në Poklek, aty do t’i gjeni 56 persona në një varr. Ky është Holokausti. Do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah iniciativën për tribunal ndërkombëtar për Serbinë. Për aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, dritë dhe diell, do të ketë edhe drejtësi dhe tribunal për gjenocidin serb”.

 

Ai tha se të gjitha këto rroba të mijëra civilëve të vrarë nga forcat serbe, do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit i cili do të ndërtohet në Prishtinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *