Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli pas votimit të Projektligjit për paga, është shprehur se tashmë pagat e punëtorëve të sektorit publik do të jenë të dinjitetshme dhe do të krahasohen me ato të Bashkimit Evropian.

 

Sipas tij, ky vendim nuk do të dëmtojë stabilitetin makroekonomik dhe makrofinanciar të buxhetit të Kosovës.

 

Ndër të tjera kryeparlamentari ka thënë se ka rritje të pagave nga masa 20 për qind deri tek 80 për qind dhe nuk ka ulje të asnjë page. Kurse, për buxhetin tha se do të kalojë gjatë seancës së sotme.Ndërsa për dallimet mes tij dhe kryeministrit, sa i për ketë taksës, tha se dallimet janë të kalueshme dhe se tashmë janë një koalicion i qëndrueshëm, me mundësi që të marrin vendime.

 

Gjithashtu Veseli ka deklaruar se taksa duhet të qëndrojë, por duhet të ketë një pezullim të përkohshëm me kushte të cilat kanë të bëjnë me Serbinë dhe sjelljen e saj karshi Kosovës. “Kosova me SHBA-në ruan çdo gjë, pa partnerët rrezikon çdo gjë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *