Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas miratimit të platformës për për dialogun, ka deklaruar se Kosova është gati të ballafaqohet në procesin e dialogut final, i cili do të thotë për vetëm ulëse në OKB do të thotë shtetësi e plotë, sovranitet i plotë, jo Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe jo cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial.

 

Në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli ka falënderuar  të gjithë deputetët që kanë votuar për platformën.

 

“Do të ishte edhe më mirë dhe për këtë arsye edhe para jush thërras kolegët e mi të opozitës, jemi më të fortë për Kosovën, pjesëmarrja e tyre në procesin e ballafaqimit përfundimtar me Serbinë i ndihmon vetëm Kosovës, nuk i ndihmon specifikisht luftës politike të një partie të caktuar as për të fituar as për të humbur. Për arsye se pa Kosovën shtet sovran, pa Kosovën shtet të fuqishëm, pa Kosovën partner të fuqishëm me ShBA-të dhe  askujt,  asnjërit nga ne nuk i vyjnë as pushteti as karrigeje. Për këtë arsye unë besoj shumë në racionalitetin e kolegëve të opozitës”.

 

Gjithashtu ai është shprehur optimist dhe beson se opozita do të bashkëngjiten dhe do të marrin përgjegjësi. Veseli tha se sot i është thënë Po procesit i cili e anëtarëson Kosovën në OKB  i thotë po sovranitetit dhe integritetit shtetëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *