E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Veseli kërkon eshtrat e Hasan Prishtinës

Në 85 vjetorin e vrasjes së heroit Hasan Prishtina, kryeparalamentari Kadri Veseli ka kërkuar që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë.

 

Veseli ka thënë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të varrosen me ceremoni shtetërore, afër vendit ku janë varrosur ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe simboli i rezistencës, Adem Demaçi.

 

Reklamë

“Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë”.

 

Gjithashtu Veseli ka bërë të ditur se u ka dërguar Ai po ashtu ka bërë të ditur se për këtë u ka dërguar letër autoriteteve në Shqipëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë