Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se ka besim se do të arrihet një unitet mes gjithë partive politike për dialogun me Serbinë.

 

Pas mbledhjes me Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari ka bërë të ditur se në seancë e 13 shtatorit, është një pikë e propozuar nga partitë opozitare dhe nëse ka vullnet aty mund të gjendet zgjidhja.

 

“Do të arrihet koncensusesi nacional, do të kemi unitet për përballjen me Serbinë, edhe pse tani për tani nuk e kemi”.

 

Veseli ka thënë se përcaktimi për shtet, integrimi në BE nuk mund të na dallojnë.

 

Veseli është zotuar se Kosova nuk do të ndahet me asnjë çmim. Theksoi gjithashtu se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

 

Ndryshe në mbledhjen e Kryesisë partitë nuk arritën ndonjë marrëveshje për dy seancat që dështuan për shkak të mungesës së kuorumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *