Subscribe

 

Shtohet presioni për miratimin e marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi. Kreu i kuvendit Kadri Veseli, pas një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, u shpreh se ka ardhur momenti që drama e demarkacionit të marrë fund.

 

“Kemi sakrifikuar shumë si vend, nuk do të lejojmë që për ego të askujt, mundi jonë të shkojë huq. Sot do ta përfundojmë ratifikimin e kufirit me shtetin mik, Malin e Zi.”

 

Veseli siguroi partnerët evropianë se institucionet e Kosovës do të punojnë fuqishëm në rrugën drejt integrimit në BE. Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

 

“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën. Shpresojmë që marrëveshja e Demarkacionit, pas një kohe të gjatë të përfundojë.  Ky është edhe një nga kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj i bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar.”

 

Pas një debati maratonë për rreth 8 orë me lëvizjen Vetëvendosje, kryeparlamentar Kadri Veseli u detyruar te shtyjë seancen për sot. Ende nuk ka asnjë informacion nëse marrëveshja do të votohet për shkak se koalicioni qeverisës nuk i ka siguruar 80 votat e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *