Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në takiminj e kësaj të marte në Bruksel ka takuar eurodeputetët, me të cilët ka biseduar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Në këtë takim bëhet me dije se Veseli ka diskutuar për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti. Kreu i kuvendit është takuar me eurodeputetët Eduard Kukan, Tonino Picula, Andrey Kovatchev dhe Dubravska Suica, kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar për votimin në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Eurodeputetët dhe kryeparlamentari Veseli u shprehën optimistë se vendimi për datën e heqjes së vizave do të merret së shpejti.

 

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli dhe eurodeputetët u pajtuan se vonesat në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda këtij viti janë të paarsyeshme dhe të dëmshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *