Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, këtë të martë është takuar me Ambasadorin Amerikan, Philip Kosnett, me shefen e Zyrës së BE-së, Nataly Apostolova, si dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

 

Në komentin e tij pas takimit Haradinaj është shprehur se askush nuk mund dhe nuk ka të drejtë që ta ndajë Kosovën nga orientimi i SHBA-së dhe ai perëndimor.

 

 “Kosova ka orientim perëndimor. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk do të na ndajë nga ShBA-të dhe nga orientimi jonë perëndimor. Kosova drejt ndërmarrësisë, drejt njerëzve inovatorë. Rinia duhet të qëndrojë në Kosovë. Në Kosovë duhet të zhvillohet jeta, të zhvillohet perspektiva. Ta fuqizojmë shtetin për arsye se nuk ka nevojë t’i hapim vetvetes dilema dhe as nuk do lejojmë t’i hapim vetes dilema. Dilemat i kemi mbyllur me 12 qershor 1999, populli i Kosovës me sakrificë dhe me një çmim shumë të madh e kemi larguar Serbinë nga Kosova. Por Serbia është fqinji ynë me të cilin duam të kemi paqe, por Kosova do jetë përjetë shtet i pavarur dhe sovran dhe ky do jetë orientimi ynë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *