Këngëtarja Vesa Luma u rikthye me këngën “S’paska qenë e shkrume” dhe premtoi se do të sillte më shumë projekte.

Vesa nuk ka publikuar ende diçka të re  dhe duket se nuk do të ketë ndonjë këngë prej saj . Së fundmi këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ çdo ndjesi të saj dhe ka treguar se çfarë e ka penguar të publikojë projekte të reja.

 

“Dua t’ju kërkoj falje të gjithë ju që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment… Besoj janë shumë faktor që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re, për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar nga fryma e muzikës, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë tani e përpara shumë viteve”, ka shkruar Vesa. Ajo ka shtuar se për të është e rëndësishme të gjej një ekuilibër dhe ka falenderuar të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin.

 

“Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme për mua të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej. Faleminderit”, ka përfunduar këngëtarja. Vesa tashme është kthyer per të jetuar në Kosovë e ndërsa partneri i saj Big Basta jeton ne Zelandën e Re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *