E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vesa Luma “zihet” me të birin, ja pse

Të komunikosh me fëmijët është një ndër sfidat më të vështira që mund të ketë një prind.

 

Nuk është aspak e thjeshtë të bindin fëmijët të shkojnë në kopësht kur mbushin moshën e duhur dhe me siguri të gjithë do e kenë provuar këtë eksperiencë. Me të njëjtën gjë është përballur edhe Vesa Luma së fundmi, sepse Liani duket se nuk e ka me dëshirë të shkojë në kopësht.

 

Reklamë

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të vogëlushit në të cilën ai shihet duke qeshur, por Vesa ka treguar se prapaskenat e fotos nuk janë po aq të bukura. “Mbas kësaj buzëqeshjes sime, fshihen 2 muaj të plota vaj, sepse nuk po na pëlqen kopshti edhe mami im Vesa edhe mësueset e mia nuk duan të lëshojnë pe, deri sa t’i lodh mirë e mirë… nejse unë u kënaqa se të gjithë janë pas meje”.

 

Gjatë kësaj kohe Liani është mësuar të qëndrojë gjithmonë pranë mami Vesës dhe prandaj ai duhet ta ketë pasur të vështirë të shkëputet për disa orë prej saj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë