E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vesa Luma surprizohet nga mikeshat e saj!

Këngëtarja Vesa Luma duket se festimet për 33 vjetorin I ka hedhur një javë para datës. Kanë qenë mikeshat e saj të cilat e kanë suprizuar në lidhje me një festë surprizë në një restorant dhe duket se këngëtares i ka pëlqyer shumë.

 

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’, ajo ka postuar foto edhe me miket e saj dhe ka treguar se sa me fat ndjehet që i ka pranë vetes.

 

Reklamë

“Pasuria më e madhe e imja janë njerëzit e mi shumë të afërt, me të cilët ndaj jetën! Jam tepër me fat që sot gëzoj shoqëri të sinqertë, vajza të cilat kanë qenë aty për mua gjithmonë, e që dhe sot festuam një vit të bukur, por plot me sfida, gëzime, ndarja e bashkime. Faleminderit nga zemra vajzat e mia që ju bashkuat idesë time për të festuar 1 javë ditëlindjen. Meqë ra fjala, po kam shoqet më të bukura nga të gjithë”.

 

Siç duket festimet për këtë vit për Vesën do jenë shumë të veçanta, prandaj do të shohim se çfarë do të ketë rezervuar ajo për ditën e lindjes në 12 maj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë